Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, ka vazhduar vizitat e tij në familjet e dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ai sot ka qëndruar për vizitë në Komoran, te familjet e Ymer dhe Skënder Alushanit në Komoran. Këtë Thaçi e bëri të ditur përmes një postimi në Faceboook ku publikoi disa fotografi nga këto vizita.

“Familja Alushani dha kontribut të shquar për çlirimin e atdheut. Kosova kudo ka heronjtë e lirisë dhe pavarësisë. Lavdi e përjetshme gjakut të të rënëve”, ka shkruar Thaçi në Facebook. /21Media