Dy nxënës janë fjalosur në oborrin e shkollës fillore “Kongresi i Manastirit” në fshatin Gllamnik të Komunës së Podujevës. Pas fjalosjes njëri nga ta me një mjet të mprehtë e ka sulmuar tjetrin duke i shkaktuar lëndime trupore.

Rastin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Rreth orës 10:30 është raportuar për një fjalosje në mes të dy nxënësve në oborrin e shkollës fillore “Kongresi i Manastirit” në fshatin Gllamnik të komunës së Podujevës. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe në bazë të informatave të para dyshohet që njëri nga ta pas fjalosjes me një mjet të mprehtë e ka sulmuar tjetrin duke i shkaktuar lëndime trupore”, ka njoftuar Borovci.

Viktimës i është ofruar ndihma mjekësore, përderisa të dyshuarin policia e ka shoqëruar për në stacionin policor dhe aktualisht në konformitet me dispozitat për trajtimin e të miturve po procedon më tej me rastin, për të ndriçuar rrethanat e ngjarjes./21Media