Chelsea është duke u ballafaquar me skuadrën e West Bromwich Albion dhe deri më tani rezultati është 3-3.

Një paraqitje katastrofale për Chelsean në 45 minutat e para të ndeshjes ku pësoi tre gola.

Në këtë sfidë debutoi braziliani Thiago Silva i cili erdhi nga Paris-Saint- Germain dhe madje trajneri Frank Lampard ia besoi shiritin e kapitenit.

Megjithatë, Silva bëri një gabim trashanik duke humbur topin si lojtari i fundit para lojtarit kundërshtar dhe Chelsea u ndëshkua me gol. Një debutim aspak i mirë ky për ish-qendërmbrojtësin e Milanit.