Warning: sprintf(): Too few arguments in /home/rtv21new/public_html/wp-content/themes/newsphere-pro/lib/breadcrumb-trail/inc/breadcrumbs.php on line 254

​Topi i Artë, Mbappe dhe sfida me Interin, flet Karim Benzema

1 min read

 

Karim Benzema ishte lojtari që doli së bashku me trajnerin e Real Madridit Carlo Ancelotti në konferencën për media në “Giuseppe Meazza” para sfidës së nesërme kundër Interit.

Sulmuesi francez theu akullin duke iu përgjigjur pyetjes në lidhje me varësinë e skuadrës nga ai dhe Topin e Artë:

“Ne jemi një ekip shumë i fortë, unë gjithmonë përpiqem të ndihmoj shokët e mi të skuadrës me asistime dhe gola, por në fund gjithmonë duhet të fitojmë diçka. Topi i Artë është ëndrra e të gjithë lojtarëve dhe natyrisht edhe e imja, por e rëndësishme është ajo që bëj me shokët e skuadrës, dua të fitoj tituj”, tha sulmuesi francez.

Më tutje ylli i Real Madridit u pyet edhe mbi thashethemet në lidhje me të ardhmen e Kylian Mbappes i cili po lidhet shumë me një transferim në “Santiago Bernabeu” nga Paris-Saint-Germain.

“Mendoj se është folur shumë për të, ne e dimë se çfarë lojtari është. Tani le të përqëndrohemi në ndeshjen e nesërme kundër Interit”, theksoi Benzema.

Ai më tutje shtoi se Liga e Kampionëve është një kompeticion që duan ta fitojnë të gjitha ekipet dhe se Real Madridi është padyshim në mesin e tyre.