Në ndeshjen e xhiros së parë të Ligës angleze, futbollistët e Everton mposhtën si mysafirë Tottenham me rezultat 1:0.

Everton theu një rrjedhë negative ndaj Tottenham me golin e Dominic Calvert-Lewin në minutën 55.

Klubi nga Liverpul nuk ka festuar kundër Tottenham që nga viti 2012, kështu që kjo u shpagua për trajnerin Carlo Ancelotti, i cili solli kolumbianin James Rodriguez.

Më parë, West Bromwich Albion, u mposht në ndeshjen e tij të parë në Premier Ligë pasi u kthye në rangun më të lartë të futbollit anglez, duke humbur bindshëm në shtëpi nga Leicester City me 0:3.

Për Leicester shënuan, Timothy Castag (56) dhe Jamie Vardy (74, 84). Me këta gola Vardy u ngjit në vendin e tretë në listën e golashënuesve më të mirë të klubit me 105 gola.

Sheffield United – Wolverhampton dhe Brighton – Chelsea luajnë të hënën./kp