Kapiteni legjendar i Romës ka folur për tre futbollistët më të mirë të botës

Kapiteni legjendar i Romës ka folur për tre futbollistët më të mirë të botës

Francesco Totti i ka përshkruar, Cristiano Ronaldon, Lionel Messin dhe Neymarin si alienë të futbollit.

Ish-futbollisti i Romës dhe kombëtares italiane, i sheh këta tre futbollistë si kandidatët kryesorë për ‘Topin e Artë’ edhe pse ai favorizon Ronaldon, duke parë edhe sukseset që portugezi ka arritur me Real Madridin gjatë sezonit të shkuar.

“Po flasim për tre alienët e futbollit”, ka thënë Totti në një intervistë për faqen zyrtare të FIFA-s.

“Mendoj se këtë vit Ronaldo është përpara të tjerëve. Ai ka pasur një stinor të mrekullueshëm të cilin e ka kompletuar me gola të shumtë ndaj skuadrave më të mëdha evropiane”, ka shtuar ai.

Gjithashtu, Totti ka favorizuar Zinedine Zidane për çmimin ‘Trajneri i Vitit’, para Antonio Contes dhe Massimiliano Allegrit.