Warning: sprintf(): Too few arguments in /home/rtv21new/public_html/wp-content/themes/newsphere-pro/lib/breadcrumb-trail/inc/breadcrumbs.php on line 254

​Tre të lënduar në aksident trafiku në Deçan

1 min read

Tre persona janë lënduar, njëri prej tyre më rëndë, si pasojë e një aksidenti në Deçan.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka njoftuar se rasti ka ndodhur rreth orës 21:15 në rrugën “Luan Haradinaj”.

Sipas tij, në aksident kanë qenë të përfshira dy automjetet, ku lëndime kanë pësuar tre persona.

“Dy nga të lënduarit, shkaku i lëndimeve të rënda janë dërguar në emergjencë në spitalin rajonal të Pejës, ndërsa personi tjetër ka pësuar lëndime të lehta dhe është dërguar për trajtim në QKMF në Deçan”, ka thënë Gashi.