Të dy udhëheqësit shprehën shqetësim serioz për përhapjen e përshpejtuar të Covid-19

Të dy udhëheqësit shprehën shqetësim serioz për përhapjen e përshpejtuar të Covid-19

Presidenti i SHBA-së Donald Trump dhe homologu i tij rus, Vladimir Putin, kanë diskutuar sot përmes telefonit për bashkëpunimin në luftën kundër pandemisë së koronavirusit, si dhe gjendjes së tregut botëror të naftës, njofton Kremlini.

Në deklaratë bëhet e ditur se të dy udhëheqësit shprehën shqetësim serioz për përhapjen e përshpejtuar globale të koronavirusit dhe informuan njëri-tjetrin për masat që po merren në vendet e tyre.

Numri i të vdekurve në të gjithë botën si pasojë e koronavirusit ka shkuar mbi 34 mijë. Ndërsa, numri i të infektuarve me koronavirusin COVID-19 është 735 mijë e 816, duke u rritur me 10 mijë brenda disa orësh.