Kampi i Donald Trump-it ka kërkuar rinumërim në Wisconsin, pasi që rezultatet e fundit tregojnë se Joe Biden është në avantazh për rreth 20 mijë vota.

Ka pasur raportime për parregullsi në disa qendra të votimit në Wisconsin, që ka nxitur dyshime për vlefshmërinë e rezultateve”, ka deklaruar menaxheri i fushatës së Trump. Bill Stepien.

Megjithatë deri më tani nuk ka prova për mashtrim në garën presidenciale në SHBA, ku Meagan Wolfe, administrator në komisionin zgjedhor në Wisconsin, ka përshëndetur stafin për menaxhim të mirë të zgjedhjeve.

Por, pavarësisht se Trump mund të kërkoj rinumërim, ekzistojnë shumë pak gjasa për ndryshime në rezultatin final në Wisconsin me një margjinë prej 20 mijë votash.