Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, sot urdhëroi tërheqjen e ushtarëve të Gardës Kombëtare nga Washington-i, duke vlerësuar se situata është nën kontroll pas disa ditë protestash të shkaktuar nga vdekja e George Floyd.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, sot urdhëroi tërheqjen e ushtarëve të Gardës Kombëtare nga Washington-i, duke vlerësuar se situata është nën kontroll pas disa ditë protestash të shkaktuar nga vdekja e George Floyd.

Sapo urdhërova Gardën tonë Kombëtare që të fillojë të tërhiqet nga Washingtoni tani që gjithçka është plotësisht nën kontroll“, ka shkruar Trump në Twitter.

Ata do të tërhiqen, por mund të kthehen shpejt, nëse është e nevojshme. Shumë më pak protesta sesa pritej natën e kaluar“, shtoi ai.

Dhjetëra-mijëra protestues u mblodhën të shtunën në Washington dhe qytete të tjera amerikane, duke u bërë thirrje autoriteteve që t’i japin fund racizmit dhe brutalitetit të policisë.

Për ditën e dymbëdhjetë me radhë, protestat u zhvilluan në qendra të shumta urbane, New York, Atlanta, Philadelphia, Chicago, Los Angeles, San Francisco, Seattle, Boston dhe Miami, por edhe në zona më të vogla rurale në të gjithë vendin.

Një nga surprizat më të mëdha ishte mbledhja midis 150 dhe 200 protestuesve si pjesë e lëvizjes “Black Lives Matter” në qytetin famëkeq Vidor të Texas-it, për lidhjet e tij të gjata me klanin Ku Kux.

Intensiteti i protestave filloi të venitet të mërkurën ndërsa autoritetet e Minneapolis arrestuan katër policët e përfshirë në vdekjen e Floyd. Derek Chauvin, një oficer policie që e mbyti Floyd, u akuzua për vrasje të shkallës së dytë.

New York-u shfuqizoi shtetrrethimin sot, duke ndjekur shembullin e Los Angeles-it dhe Washington-it, por edhe të shumë qyteteve të tjera.