Trajneri i Chelseat Thomas Tuchel ka kërkuar që skuadra e tij të me ritmin e njëjtë deri në fund të sezonit pasi arriti në finalen e Kupës FA për herë të katërt brenda pesë viteve.

Chelsea mposhti Manchester Cityn me rezultat 1-0 në “Ëembley” të shtunën falë golit të realizuar nga Hakim Ziyech duke i dhënë kështu fund ëndrrës që City të fitojë të gjithë trofetë e mundshëm brena këtij sezoni.

“Ishte një performancë shumë, shumë e fortë. Jam shumë i lumtur dhe shumë krenar me skuadrën time. Ne luajtëm shkëlqyeshëm për 35 minuta në pjesën e parë, atëherë na u desh të vuanim 10 minuta me humbje të lehtë të topit dhe, natyrisht për shkak të cilësisë së Cityt. Pastaj luajtëm edhe një gjysmë ore aq të fortë. Merituam epërsinë, merituam të fitonim dhe madje mund të shënonim përsëri.”, tha Tuchel.