Trajneri i Paris-Saint-Germain Thomas Tuchel ka bërë shaka në lidhje me Kylian Mbappe kur është pyetur në lidhje me pozicionin më të mirë të sulmuesit francez në fushë.

PSG iu rikthye fitoreve në fundjavë duke triumfuar 3:0 ndaj Nice.

“Për mua, pozicioni më i mirë në fushë për Mbappe është afër Neymar. Në fakt, mua më pëlqen kur Kylian luan si sulmues i dytë. Në ndeshjen e fundit, ne startuam me skemën 4-4-2, por pas lëndimit të Idrissa Gueye kaluam në 4-3-3, por kjo nuk ndryshon shumë. Mauro Icardi pëlqen të luajë brenda zonës, kurse Mbappe në krahun e majtë. Le të vazhdojmë kështu”, tha Tuchel.