Thomas Tuchel po vazhdon të korrë suksese të njëpasnjëshme me Chelsean, skuadër kjo të cilën e mori para pak javësh pas largimit të Frank Lampard.

“Blutë” e Londrës kanë triumfuar ndaj Sheffield United me rezultat 2-1 në kampionat në kuadër të xhiros së 23-të.

Maison Mount i dha golin e epërsisë Chelseat në minutën e 43’ duke ia mundësuar një pushim pa presion teknikut gjerman Thomas Tuchel.

Në pjesën e dytë u zhvillua një lojë dinamike dhe në minutën e 54’ Rudiger shënoi në portën e gabuar dhe barazoi rezultatin në 1-1.

Gabimin e Rudiger e përmirësoi shumë shpejtë mesfushori Jorginho i cili riktheu avantazhin e Chelseat në minutën e 58’ dhe ky ishte edhe rezultati final për fitoren minimale të Chelseat por që solli tri pikë shumë të rëndësishme.

Pas 23 ndeshjeve të zhvilluara, Chelsea ka mbledhur 39 pike dhe renditet në vendin e pestë në tabelë.