Shefi i Tottenhamit, Jose Mourinho, thotë se ish-klubi i tij Manchester United do të jetë ndër favoritët për të fituar Ligën e Evropës.

United do të hyjë në garën e nivelit të dytë Evropian në fazën 1/32 pasi humbi 3-2 ndaj RB Leipzigut në ndeshjen e tyre të fundit në grupe të Ligës së Kampionëve të martën. United fitoi Europa Leagën në vitin 2017 nën drejtimin e Mourinhos, i cili do të kërkojë të drejtojë klubin e tij aktual, Tottenhamin në krye të renditjes në ndeshjen vendimtare të së enjtes për Grupin J.

“Ekipet që bien nga Liga e Kampionëve janë gjithmonë skuadra të forta, skuadra që normalisht nuk i përkasin atij niveli të kompeticionit të Ligës së Evropës, “tha portugezi.

“Manchester United është një nga ekipet më të mira. Grupi ishte shumë i vështirë, PSG (Paris Saint-Germain), Manchester dhe Leipzig, shumë i vështirë. Ne të gjithë e dinim se nuk do të ishte e lehtë për asnjë prej tyre dhe të gjithë e dinim se nga ai grup një ekip i madh do të binte në Ligën e Evropës “.

Ish kampionët evropianë Real Madrid dhe Ajax gjithashtu rrezikojnë të bien në fazat e eliminimit të Ligës së Evropës.

Mourinho pranoi se cilësia e turneut u rrit nga ekipet e Ligës së Kampionëve që hynë pas Krishtlindjeve, por vuri në dyshim integritetin sportiv të tij.

“Pa dyshim që cilësia përmirësohet, intensiteti përmirësohet dhe është një gjë e mirë për konkurrencën,” tha ai.