Xhenierët e Komandës Mbështetëse nisën punën për ndërtimin e urës së Kalivaçit në bashkinë e Lezhës.

Ura u shemb nga prurjet e shumta të ditëve të fundit, duke izoluar rreth 1500 banorë të fshatrave Kalivaç, Ungrej, Kashnjet, Vig e Kastër.

Menjëherë pas mbushjes së krahut të dëmtuar, xhenierët e Forcat e Armatosura do të nisin montimin e urës tip “bailey”.

Ura do të jetë 21 metra e gjatë dhe veç të tjerash, frekuentohet nga nxënësit e 5 shkollave 9-vjeçare në këtë zonë.