Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka njoftuar se nga 1 korriku do të fillojë të procedojë te përmbaruesi të gjithë borxhlinjtë.

Për të shmangur këtë procedurë e cila ka edhe kosto shtesë, “KRU Prishtina” apelon konsumatorët që të shlyejnë borxhet e akumuluara deri më 1 korrik.

“KRU “Prishtina” sh.a., ju njofton se duke filluar nga data 1 Korrik 2020 do të vazhdoj me procedimin e konsumatorëve borxhlinj në procedurë përmbarimore tek Permbaruesit Privat. Inicimi i kësaj procedure përmes Përmbaruesve Privat do të krijonte shpenzime shtesë dhe do të vështiresonte përmbushjen e obligmit tuaj duke paguar taksën shtesë. Prandaj, për të ju shmangur kësaj procedure, kërkohet nga ju që të reflektoni në kohë sa më të shkurtë dhe të përmbushni obligimin tuaj, në të kundertën do të jemi të detyruar që çdo konsumator borxhlinj, fillimisht pa anashkaluar punonjësit e KRU “Prishtina” sh.a., do të dergohen në Përmbarim”, thuhet në njoftimin e dërguar për media.

Në mënyrë që të ju ofrohet  shërbim cilësor, KRU “Prishtina kërkon që konsumatorët ta përmubhsin obligimin ndaj pagesës së faturave të rregullta mujore për shpenzimin e ujit. /21Media