Ka zbritur avioni i parë në aeroportin e Kukësit “Zayed, Flatrat e Veriut”.

Aeroplani “Air Albania” ishte nisur nga Londra drejt Tiranës e më pas nga Tirana drejt Kukësit.

Disa minuta më parë, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama kishte postuar në Facebook videon e udhëtimit të avionit “Air Albania” nga aeroporti ndërkombëtar “Nënë Tereza” drejt aeroportit të Kukësit.