Drejtoresha e Përgjithshme e UNESCO-s, Audrey Azoulay, mirëpriti sot zgjedhjen e Joe Biden si president i ri i Shteteve të Bashkuara dhe i bëri thirrje vendit që të kthehet në institucionet nga të cilat doli në kohën e Donald Trump, në mesin e të cilave edhe UNESCO.

Urime presidentit të sapo zgjedhur Biden dhe zëvendës presidentes Kamala Harris. Sfidat aktuale ndërkombëtare kërkojnë një angazhim të ripërtërirë nga Shtetet e Bashkuara ndaj komunitetit të shkencës, arsimit dhe kulturës“, tha Azoulay.

Shtetet e Bashkuara u larguan nga UNESCO me seli në Paris në fund të vitit 2018.

Azoulay shprehu kënaqësinë që gruaja e Biden, dikur mësuese, është ende e përkushtuar në çështjet e arsimit dhe shtoi se ajo ka vizituar UNESCO-n dy herë.