Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”, ka reaguar pas lajmit se Isa Mustafa është duke u paguar nga ana e UP-së pa mbajtur mësim, duke thënë se profesor Isa Mustafes nuk i është ekzekutuar asnjë pagesë nga UP-ja që nga dhjetori i vitit 2016.

Universiteti i Prishtinës thotë se mbetet i hapur për bashkëpunim me mediat dhe akterët e tjerë, për të hedhur dritë në të gjitha çështjet me interes për opinionin.

Kryetari i Organizatës për Monitorimin e Universiteteve Publike në Kosovë “Organizata studentore”, Mexhid Ramusa, kishte deklaruar se Mustafa po paguhet nga UP-ja pa shkuar fare në fakultet.