Ushtritë e dy vendeve të gatshme për bashkëpunim në luftën kundër Covid-19

Ushtritë e dy vendeve të gatshme për bashkëpunim në luftën kundër Covid-19

Ministri i Mbrojtjes, Anton Quni sot ka zhvilluar telefonatë me ministren e Mbrojtjës në Maqedoninë e Veriut Radmila Shekerinska, të cilës i ka thënë se FSK-ja është e gatshme të ndihmojë Maqedoninë e Veriut me kapacitetet e specializuara që i ka në gatishmëri, njofton Ministria e Mbrojtjes në Kosovë.

“Dy ministrat kanë biseduar për situatat e krijuar në dy shtet pas përhapjes së pandemisë të COVID-19, situatat e përgjithshme dhe menaxhimi i saj në shtet, gjendjen gatishmërisë dhe aktivitete e ushtrive përkatëse si dhe masat e marru ra për të përballuar këtë situatë të jashtëzakonshme, të krijuar jo vetëm në nivel regjional por edhe ndërkombëtar. Me këtë rast ministrja Shekerinska ka shprehur gatishmërinë e Maqedonisë së Veriut, ushtrisë së saj, përkatësisht ka vënë në dispozicion shërbimet e njësisë Atomike, Kimike dhe Biologjike, për të ndihmuar në rast nevoje përballimin e gjendjes emergjente në Kosovë”, thuhet në komunikatën e ministrisë.

Bëhet e ditur  se Quni e ka njoftuar homologen e tij edhe për situatën aktuale në Kosovë, masat që kanë marrë nga qeveria në përballimin dhe menaxhimin e situatës.

“Ai e ka njoftuar edhe me shkallën e gatishmërisë dhe aktivitetet konkrete që po ndërmerr FSK-ja për përballimin e kësaj situate, si brenda strukturës së vet dhe kontributin që po jep në nivel shtetëror, thuhet tutje në komunikatë. /21Media