Sulmuesi shqiptar, Myrto Uzuni ka nënshkruar një kontratë 4-vjeçare me skuadrën e Ferencavaroshit. Sulmuesi i kombëtares shqiptare është prezantuar me skuadrën e tij të re ku do të përfitojë 300 mijë euro në sezon.

Uzuni i cili ka luajtur te “Laçi” në superligë, aktualisht luan te Lokomotiva e Zagrebit, ku do të mbyllë sezonin aktual, për të vijuar karrierën në Hungari.

Lokomotiva përfitoi nga shitja e Uzunit 1.8 milion euro, ndërsa 360 mijë euro ka përfituar Laçi, skuadër që kishte në pronësi 20% të kartonit.

25-vjeçari ka nisur karrierën sportive te Tomorri në Berat, ku ka kaluar dhe skuadrat e moshave. Më tej u transferua në Fier, tek Apolonia, për t’u transferuar te Laçi. Te kurbinasit, Uzuni pati dhe shpërthimin e tij, duke joshur dhe skuadrat e huaja, siç ishte ajo e Lokomotivës së Zagrebit.

Tashmë për Uzunin vjen në jetë një kontratë edhe më joshëse, si ajo e Ferencavoroshit, ku do të përfitojë 300 mijë euro në sezon për katër vjet.