Në mëngjesin e sotëm EULEX ka bastisur shtëpinë e Jakup Krasniqit. Për këtë ka reaguar vajza e tij, Gresë Krasniqi.

Ajo nëpërmjet një postimi në ‘Facebook’ ka kritikuar deputetë të cilët votuan pro Gjykatës Speciale.

Derisa ka renditur disa nga deputetët që kanë dhënë votën për Gjykatën Speciale, ajo ka pyetur se, “A po ju pëlqejnë këto pamje, si po ndiheni me këto pamje?”.

“Ish-bashkëpartiak të babit, deputet të legjislaturës më të dështuar, deputet të dështuar, të shitur e të ndyrë. A po ju pëlqejn këto pamje, si po ndiheni me keto pamje?”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

Tutje ajo ka shkruar se “Babi sakrifikoi vitet më të bukura të jetës që ne dhe fëmijët e juaj të gëzojmë lirinë. Unë jam krenare me babin tim, po fëmijët e juaj? Si ndihen me prindërit e tyre tradhtar?”.