Valdrin Fetahu fiton çmimin e parë të foto-garës “FajiKorrupsionit”
9 Dhjetor 2020
Valdrin Fetahu është fituesi i çmimit të parë i foto-garës “FajiKorrupsionit”, të organizuar nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), aktivitet ky i organizuar për të shënuar Ditën Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit.
Menaxheri i programit Arben Kelmendi tha se si KDI ripërsërisin kërkesën e tyre për institucionet vendore për të vendosur luftimin e korrupsionit si prioritet kryesor në agjendën shtetërore.
“Në një vit të paprecedentë si ky me pandeminë, KDI rreshtohet përkrahë mesazhit kryesor të OKB-së për rimëkëmbje me integritet”, tha ai.
E fituesi i çmimit të parë Valdrin Fetahu tha se ndjehet mirë që i është shpërblyer puna, porse u shpreh se do të ishte më mirë sikur të mos kishte kaq shumë korrupsion, dhe orientimi të ishte diku tjetër.
“Jam shumë i lumtur kur arrijë sukses me foto të miat, por nuk ndjehem i lumtur kur mes këtyre fotografive, 49 sa janë 20 prej tyre flasin për 20 lloje të korrupsionit. Shpresoj që çdo vit të zvogëlohet numri i llojeve të korrupsionit”, tha ai.
Çmimi i dytë iu dedikua Fatlinda Daku, e cila përmes fotografisë së saj kishte zgjedhur të paraqiste korrupsionin që i bëhet komunitetit jo shumicë.
Fitues i çmimit të tretë Korab Basha tha se pavarësisht korrupsionit, duhet të punohet shumë që përmes punës të mund të arrijnë të qesin diçka në dritë.