Memphis Depay është një lojtar i talentuar i cili mund të ofrojë shumë, por Louis van Gaal nuk mendon se ai mund t’i zgjidhë problemet e “Blaugranëve”.

27 vjeçari është objektiv i gjigantëve të La Liga-s dhe po kërkohet nga trajneri i ri Ronald Koeman.

Gjithmonë ka pikëpyetje dhe dyshime”, tha fillimisht Van Gaal për Tuttomercatoweb.

Depay është një lojtar interesant, sidomos kur është i lirë të luaj, por ne duhet të kemi parasysh adoptimin me kulturën dhe ekipin e ri. Viti i pare është shumë i vështirë gjithmonë. Shikoni rastin me De Ligt në Juventus Ose të Frankie De Jong. Depay vërtetë ka talent të madh, por ai nuk është Lionel Messi ose Cristiano Ronaldo”, përfundoi Van Gaal.