Ka humbur jetën në mënyrë tragjike Albert Vishaj djali i dëshmorit Gëzim Vishaj.

Lajmin e ka bërë të ditur deputeti i AAK-së, Rasim Selmanaj në një postim në Facebook, derisa ka ngushëlluar familjen.

Bashkëndjejmë dhe ndajmë dhembjen me familjën e nderuar të dëshmorit të kombit Gëzim Vishaj. Shpirti i tij u preht në paqen e pasosun!”, ka shkruar ai.

Edhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka ngushëlluar familjen për humbjen e më të dashurit të tyre.

I pikëlluar për tragjedinë në familjen Vishaj nga Belegu. Alberti ishte djalë i respektuar nga të gjithë, shëmbëllim i babait të tij dëshmor, bashkëluftëtarit tim Gëzim Vishaj. Jemi bashkë me këtë familje atdhetare, në përballimin e dhembjes së madhe. Alberti, u prehtë i qetë!”, thuhet në reagimin e Haradinajt.