Një vrasje e dyfishtë ka ndodhur gjatë ditës së shtunë në fshatin Repë të Podujevës.

Atje një persona ka vrarë një dhe ka plagosur një person tjetër.

Por që edhe i plagosuri ka vdekur në QKUK pasi që nuk arriti të mbijetojë pas plagëve të marra.

Këtë lajm e ka konfirmuar edhe Policia.

I plagosuri në fshatin Repë, i cili ishte sjellë në QKUK, nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë, ai është 41 vjeçar”, ka thënë zyrtari për informim në Policinë e Kosovës, Bajram Krasniqi.

Të dy viktimat janë vëllezër teksa u vranë nga fqiu i tyre 65 vjeçar.

Pretendohet se vrasja ndodhi për cështje pronësie. Dorasi ende gjendet në arrati.