Edhe një viktimë e Covid 19, është shënuar mbrëmjen e sotme në Pejë.

Prof.dr. Bakir Kelmendi, prodekan i Fakultetit të Agrobiznesit në Universitetin Publik “Haxhi Zeka” në Pejë, është ndarë nga jeta.

Lajmin për vdekjen e Bakir Kelmendit, e ka konfirmuar në orët e mbrëmjes edhe Deputeti i Kuvendit të Kosovës dhe kryetari i AAK-së në Pejë, Ali Berisha, i cili ka shprehur ngushëllimet e thella personale dhe partiake.

Berisha edhe njëherë ka ftuar qytetarët për respektim të masave anti-Covid.