QKUK ka humbur një mjek dhe humanist të shquar

QKUK ka humbur një mjek dhe humanist të shquar

Vdiq në moshën 52 vjeçare, kardiologu invaziv, Sami Gjoka.

Lajmin e ka bërë të ditur Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës. Duke thënë se QKUK ka humbur një mjek dhe humanist të shquar.

“Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës, me pikëllim të thellë ka pranuar lajmin për vdekjen e kardiologut invaziv, dr. Sami Gjoka. Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK), ka humbur një mjek dhe humanist të shquar që deri në momentet e fundit dha kontributin e tij profesional për të ndihmuar pacientët që kishin nevojë për shërbime shëndetësore”, thuhet në njoftimin e ShSKUK-së.

ShSKSUK, ka shprehur ngushëllime familjes, miqve dhe kolegëve./21Media