Sot ka vdekur në moshën 44-vjeçare profesori i Universitetit të Prishtinës, Arben Dërmaku. Dërmaku shërbeu e filloi karrierën e tij profesionale në vitin 2002 na Fkaultetin Ekonomik si ligjërues dhe asistent në drejtimin Banka, Financa dhe Kontabilitet.

Së fundi, prof.Asoc.Dr. Arben Dërmaku ishte ligjërues në nivelin Bachelor i lëndëve Kontabiliteti I, Financa të korporatave, Kontabiliteti i institucioneve financiare I, ndërsa në nivelin Master Kontabiliteti i institucioneve financiare II.

Dërmaku ka lënë pas vetes tre libra: “Trendet e zhvillimit të afarizmit bankar” 2003, ”Kontabiliteti i Institucioneve Financiare: konceptet themelore”, dhe ”Kontabiliteti i Institucioneve Financiare: konceptet themelore” 2019.

Dërmaku gjatë karrierës profesionale la pas vetes edhe 10 punimeve shkencore.

Sot, me rastin e vdekjes së tij, shumë personalitete të botës akademike, kolegë e miq të të ndjerit, kanë shprehur ngushëllimet e tyre, duke kujtuar jetën dhe kontributin e Dërmakut në arsim.