Pas një sëmundje të shkurtër si pasojë e COVID-19, vdiq në moshën 66-vjeçare veprimtari i çështjes kombëtare, Rexhë Mehmet Krasniqi.

Rexhë Krasniqi ishte veprimtar i viteve ‘90-ta i çështjes kombëtare, një nga themeluesit e shoqatës për kthimin e shqiptarëve dhe veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Me profesion inxhinier i diplomuar i teknologjisë, Rexhë Krasniqi ka dhënë kontributin e tij të madh edhe në Fabrikën e Birrës së Pejës, si drejtor teknik që nga vitet ‘70-ta deri me dëbimin e tij nga puna në vitin 1989, duke vazhduar punën pas çlirimit.

Varrimi do të bëhet në vendlindjen e tij në fshatin Poqestë, Komuna e Pejës nesër më datë 17 gusht, në ora 16.00./kp