Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu ka pritur në takim Menaxheren e Programit të ICITAP-it, Kimberly Riffe.

Siç njofton kumtesa ministrore gjatë këtij takimi u diskutua për menaxhimin e situatës së pandemisë Covid-19 dhe për projektet e përbashkëta në mes MPB-së dhe ICITAP-it.

Ministri Veliu falënderoi Riffe për përkrahjen e vazhdueshme që programi ICITAP ka dhënë në fushën e sigurisë dhe sundimit të ligjit, si dhe u dakorduan për vazhdimin e bashkëpunimit edhe në të ardhmen.

Ndërsa Riffe uroi Ministrin Veliu për detyrën dhe theksoi përkushtimin e programit të ICITAP-it, në ngritjen e kapaciteteve të organeve të zbatimit të ligjit, me qëllim të rritjes së ambientit të sigurt dhe besimit të ndërsjellë mes komuniteteve.