​Vendimi i Qeverisë për masat e emergjencës procedohen për në seancën e radhës

Kryetari i Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, Ferat Shala ka njoftuar se ky komision ka mbajtur takim në të cilin ka shqyrtuar propozim-vendimin e Qeverisë, për masat e emergjencës, dhe e proceduan për në seancën e radhës të Kuvendit të Kosovës.

Sipas tij, më në fund Qeveria ka filluar të reflektoj, dhe po orvatet që të kthejë ligjshmërinë e veprimeve të saj në relacion me krizën energjetike të vendit.

“Fatkeqësisht, të gjitha vendimet, transaksionet dhe importet në këtë periudhë krize, janë kryer në mënyrë të paligjshme. Pas ngritjes së shqetësimit tonë, dhe propozimit që të shpallet gjendja e jashtzakonshme dhe emergjente me legjislacionin në fuqi, në fushën e energjisë, Qeveria sonte në orët e vona morri këtë vendim. Kjo dëshmon atë që ne e kemi ngritur si çështje dhe shqetësim, për paaftësinë e Qeverisë që të përballet me sfidat”, ka shkruar Shala në Facebook./21Media

Artikuj të ngjashëm

Back to top button
close button