Kryetari i komunës së Kamenicës, Qendron Kastrati sot ka reaguar ndaj vendimit të Ministrisë së Arsimit që nga data 5 maj ta rifillojnë mësimin 441 nxënësit e pesë fshatrave të Kamenicës, si pjesë e organizimit të mësimit alternativ të përshpejtuar.

Ministrja Arbëri Nagavci ka thënë se presin nga komuna e Kamenicës të zbatojë në tërësi vendimin dhe mësimi të organizohet për nxënësit e SHFMU “Hasan Prishtina” Busavatë, SHFMU “Asllan Thaqi” Karaçevë e Poshtme, SHFMU “Xhelal Sopi” Petrocë, për nxënësit e Paraleles fizike në Shipashnicë e Poshtme si dhe për nxënësit e paraleles fizike në Kopernicë.

Në reagimin e tij kryetari i Kamenicës ka deklauar se deklarata e ministres së Arsimit rreth mësimit të përshpejtuar të nxënësve të Kamenicës është pasqyra e trajtimit shkel-e-shko të problemit të shkallëzuar e kompleks të arsimit në Komunën e Kamenicës nga Ministria.

“Unë jam kryetar i komunës dhe jam i obliguar të bëj më të mirën pa kalkuluar në kurriz të fëmijëve. Lutja ime dashamirëse është që të ftoni prindërit të bashkëpunojnë me një nismë e cila është në të mirë të fëmijëve të tyre. Fëmijët duhet ta marrin mësimin e përshpejtuar. Ata duhet të shkollohen me bashkëmoshatarë e me kushte më të mira, arsim më cilësor. Ua kemi borxh”, ka shkruar ndër tjera kryetari Kastrati në një postim në Facebook.

Krejt dhe Drejt apo Shkel e Shko?

Nuk ka zgjidhje të thjeshta për probleme komplekse. Deklarata publike gjysmë-faqëshe…

Posted by Qëndron Kastrati on Thursday, April 29, 2021