Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, e ka quajtur një lajm të trishtë ndarjen nga jeta të Sabit Brokaj, ish-ministër i Mbrojtjes i Shqipërisë.

Ai në një postim në Facebook thotë se Brokaj do të përkujtohet përherë si politikan elokuent dhe pozitiv.

Brokaj hyri në politikën shqiptare pas rënies së diktaturës komuniste, kohën më të vështirë të tranzicionit politik, por ishte shembull i një politikani racional. Po ashtu, si Ministër i Mbrojtjes i Shqipërisë, gjatë viteve 1997 – 1999, kishte rol të rëndësishëm e shumë konstruktiv për Kosovën e gjendur në flakë. Ai nuk kurseu asgjë për luftën çlirimtare në Kosovë, ishte një ndër mbështetësit më të mëdhenj të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Do e përkujtojmë përherë si politikan elokuent dhe pozitiv. Ngushëllime familjes dhe miqve“, ka shkruar Veseli.

Ndryshe, profesori i njohur Sabit Brokaj u nda sot nga jeta në moshën 78- vjeçare nga një atak kardiak.