Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, në 21 vjetorin e zhdukjes së veprimtarit e mendimtarit të madh të lëvizjes sonë kombëtare, Ukshin Hotit, tha se ai ka qenë ndër të paktit intelektual që kishin besim se populli ynë do t’ia dilte mbanë që të fitonte lirinë dhe që pati kurajo të ngrinte zërin, kur shumica e tyre zgjidhte nënshtrimin.

Megjithëse ne nuk dimë për fatin e tij dhe të pagjeturve të tjerë, ne njohim mirë idetë dhe bindjet e tij politike dhe dimë mirë që, edhe fal veprës së tij, ëndrra që Ukshini kishte për një Kosovë të lirë e të pavarur, sot është bërë realitet. Kujtimi e nderimi ynë për të do të jetë i përjetshëm ashtu sikurse do të jetë e pandalshme përpjekja jonë për të kërkuar drejtësi për zhdukjen e tij dhe për të gjitha krimet e tjera të bëra në Kosovë”, ka shkruar Veseli në Facebook.