Miratimi i pakos financiare Veseli shpreson të arrihet pa debate

Miratimi i pakos financiare Veseli shpreson të arrihet pa debate

Institucionet e Kosovës duhet të ofrojnë mbështetje më të madhe për komunat e vendit, me qëllim të parandalimit të përhapjes së Covid-19.

Kështu tha kryetari i Partisë demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, pas takimit me kryetarin e Komunës se Fushë Kosovës, Burim Berisha.

Veseli tha se beson që më 14 prill do ta miratojnë pakon e re financiare në Kuvendin e Kosovës, e cila do të ndihmojë dukshëm institucionet shëndetësore dhe bizneset në luftën kundër pandemisë.

“Besoj se me datën 14 prill do të kemi miratimin në Kuvendin e Kosovës pa shumë debate, të një pakoje e cila do të jetë financiare për shumicën e këtyre edhe të komuniteteve, edhe te bizneseve edhe të komunave, edhe për përforcimin e punonjësve shëndetësorë, përveç subvencionimit i cili do të bëhet drejtpërdrejt dhe të je në më të gatshëm për tu ballafaquar me sfidën te cilën e kemi bashkërisht. Do të kemi sukses jam shumë i sigurt”, u shpreh Veseli.

Veseli u ka uruar komunitetit Romë, Ditën Ndërkombëtare të tyre, ndërkohë tha se është koha e luftës së suksesshme të pandemisë.

Kryetari i Komunës së Fushë Kosovës, Burim Berisha tha se kanë marrë disa masa në komunën që ai udhëheq në parandalimin e përhapjes së koronavirusit. Derisa shtoi se kanë nevojë për përkrahje më të madhe nga niveli qendror.

Përfaqësuesi i komunitetit romë, Fehmi Gashi tha se deri më tani janë përkrahur në projekte për komunitetin, nga Komuna e Fushë Kosovës.