Veseli kritikon Qeverinë

Veseli kritikon Qeverinë

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, i ka dërguar letër institucioneve të Bashkimit Evropian për të kërkuar angazhimin e tyre në ndihmë të shqiptarëve të Luginës së Preshevës në këtë kohë pandemie.

Sipas Veselit, shqiptarët atje ndihen të lënë anash prej qeverisë qendrore.

Nëpërmjet një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, lideri i PDK-së shkuan se “Qeveritarët e shkarkuar janë treguar indiferent dhe nuk kanë bërë asgjë për Luginën e Preshevës“.

Mirëpo ata nuk përfaqësojnë Kosovën, sepse Kosova e vërtetë është shumë e lidhur me banorët e Preshëves, Bujanovcit e Medvegjës dhe kurrë nuk do i braktisi ata. Prandaj bëra thirrje që Bashkimi Evropian ta dedikojë për komunitetin shqiptar, një pjesë të ndihmës që ka dhënë për Serbinë. Po ashtu theksova që në bashkëpunim dhe me ndihmën e institucioneve të BE-së, Kosova mund të angazhohet që të zgjerojë kapacitetet dhe burimet e spitalit të Gjilanit për ta vendosour në dispozicion të shqiptarëve të Luginës së Preshevës“, shkruan Veseli./21Media