Kryetari i PDK-së Kadri Veseli, e ka përkujtuar veprimtarin e çështjes kombëtare Adem Demaçi në dyvjetorin e vdekjes së tij.

Veseli ka thënë se me sakrificat e pandalshme për liri dhe me gatishmërinë e vazhdueshme për ta kundërshtuar robërinë, Adem Demaçi e ka bërë të shquar Kosovën në hartën e Evropës si vend i veçantë që nuk e duron robërinë, por aspiron lirinë dhe pavarësinë.

“Te përkushtimi i Bacës Adem se kurrë nuk duhet të heqim dorë nga liria, gjeneratat e reja gjenin shembullin më sublim. Tek bindja e tij se nuk ka liri pa flijim, gjenerata të shumta nxorën mësimin më kuptimplotë. Guximi i tij që kurrë të mos ndalet, ishte inspirim që të tjerët të vazhdojnë gjithmonë. Krenar që e kishim gjithmonë shembull Bacën Adem. Me fat e të lumtur që do të kemi prore frymëzimin nga ai. Lavdi”, ka shkruar  Veseli në Facebook.

Pasditen e 26 korrikut të vitit 2018, Demaçi ndërroi jetë. Në nderim të tij u organizuan shumë aktivitete shtetërore si dhe u mbajtën tri ditë zie në Kosovë. /21Media