Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjet e dy minatorëve që vdiqën në minierën e Artanës.

Nëpërmjet një shkrimi në Facebook, Veseli tha se “në këto momente të vështira jemi afër të gjithë minatorëve të prekur dhe të afërmve të tyre të cilët kanë përjetuar këtë dhimbje.Të hetohen dhe sqarohen sa më parë rrethanat e kësaj tragjedie”./21Media