Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se me keqardhje e ka pranuar lajmin për vdekjen e Bashor Buzhalës, babait të gazetarit Berat Buzhala.

Veseli përmes një statusi në Facebook, i ka shprehur ngushëllime familjes Buzhala.

“Me keqardhje e mora lajmin për vdekjen e Bashor Buzhalës, babait të gazetarit Berat Buzhala, i cili po luftonte për jetën tash e disa ditë me Covid-19. Ngushëllimet më të thella për familjen Buzhala dhe të afërmit e tyre. Po ashtu ritheksoj thirrjen ndaj të gjithë qytetarëve për të bërë më shumë kujdes duke mbajtur me rigorozitet distancën sociale, higjenën personale dhe maskat në ambientet publike”, ka shkruar Veseli në Facebook./21Media