Kryetari i PDK-së Kadri Veseli, pas vizitës në ish-burgun e OZN-së në Prizren, ka paralajmëruar inicimin e nismës ligjore për procesin e ndëshkimit të krimeve të komunizmit në Kosovë.

Ai tha se Kosova është vendi i vetëm në Evropë që nuk e ka përmbyllur këtë proces.

“Unë do të angazhohem që procesi i memorizimit të së kaluarës tonë historike të rregullohet e mbrohet me ligj. E kemi obligim moral e shtetëror t’i njohim sakrificat e atyre që u ndoqën dhe u vranë nga regjimi komunist jugosllav”, ka shkruar Veseli në Facebook.

Ndryshe, ish-burgu i OZN-së ka funksionuar gjatë viteve 1945 -1965 në Prizren.

Sot në Prizren vizitova ndërtesën e ish burgut të OZN-ës e cila ka funksionuar gjatë viteve 1945 -1965 në këtë qytet, ku…

Posted by Kadri Veseli on Wednesday, 10 June 2020