Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli, ka përkujtuar heroin e luftës sonë çlirimtare Bekim Berisha-Abeja në 22 vjetorin e rënies.

Ai ka thënë se përkushtimi atdhetar i Bekim Berishës do të mbetet në kujtesën tonë për qëndrueshmërinë e vizionit të tij për luftën deri në çlirim dhe vullnetin e pathyeshëm për fitore.

“Në përvjetorin e rënies heroike në Betejën e Junikut, sot kujtojmë me nderim të thellë heroin Bekim Berisha-Abeja. Përkushtimi atdhetar i tij do të mbetet në kujtesën tonë për qëndrueshmërinë e vizionit të tij për luftën deri në çlirim dhe vullnetin e pathyeshëm për fitore. Abeja, së bashku me Bedri Shalën, Elton Zherkën, Përmet Vulën dhe Bashkim Lekun, janë të paharrueshëm. Lavdi e përjetshme jetës dhe veprës së tyre!”, ka shkruar Veseli në Facebook./21Media

Në përvjetorin e rënies heroike në Betejën e Junikut, sot kujtojmë me nderim të thellë heroin Bekim…

Posted by Kadri Veseli on Monday, 10 August 2020