Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) Kadri Veseli ka nderuar sot heroin e kombit, Ismet Jashari – komandant Kumanovën, në 22-vjetorin e rënies së tij.

Veseli ka thënë  se jeta dhe vepra Komandant Kumanovës i takon traditës më të çmuar të kombit shqiptar.

“Me nderim të thellë, kujtova sot, heroin e kombit, Ismet Jashari – Komandant Kumanovën, në përvjetorin e rënies së tij. Lavdia e tij ishte e madhe, pjesë e idealeve me të cilat gatuhej shpirti liridashës i çdo çlirimtari. Jeta dhe vepra e Komandant Kumanovës tashmë i takon traditës më të çmuar të kombit tonë si shembull i rrallë deri në përjetësi. Lavdi!”, ka shkruar Veseli në Facebook./21Media

 

 

 

 

Me nderim të thellë, kujtova sot, heroin e kombit, Ismet Jashari – Komandant Kumanovën, në përvjetorin e rënies së…

Posted by Kadri Veseli on Tuesday, 25 August 2020