Veseli u premton përkrahje pensionistëve

Veseli u premton përkrahje pensionistëve

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli përmes telefonit ka biseduar me përfaqësuesit e pensionistëve të Kosovës, ku u njoftua për gjendjen e kësaj kategorie të shoqërisë sonë.

Prej tyre mësova se të moshuarit, janë duke u përballur me sfida të rënda dhe ndihen të lënë anash nga institucionet shtetërore. Në këtë kohë pandemie, janë pikërisht të moshuarit tanë, ata që kanë më së shumti nevojë, jo vetëm për kujdesin familjar dhe shoqëror, por mbi të gjitha për kujdesin shtetëror. Ata janë më të kërcënuarit nga sëmundja e koronavirusit dhe vuajnë nga mungesa e barnave, lirisë së lëvizjes si dhe nga ngarkesa e tepërt psikologjike“, shkroi Veseli në Facebook.

Veseli ka siguruar pensionistët se do t’u qëndrojnë pranë duke e shtyrë përpara deri në miratim pakon ekonomike e propozuar nga PDK-ja prej 320 milionë eurosh./21Media