Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka uruar popullin amerikan me rastin e Ditës së Pavarësisë.

Veseli ka thënë se 4 Korriku është një ditë e rikujtimit të vlerave të mëdha amerikane, mbi të cilat u ndërtuan vizione dhe shpresa për tërë botën demokratike.

Tutje Veseli ka thënë se Kosova ka rrugën e përbashkët të partneritetit dhe miqësisë së përhershme me SHBA-të.

“Ideja e përpjekjeve njerëzore për liri, demokraci dhe shtet të së drejtës lidhet ngushtë me datën e 4 Korrikut, Ditës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kjo është një ditë e rikujtimit të vlerava të mëdha amerikane, mbi të cilat u ndërtuan vizione dhe shpresa për tërë botën demokratike. Kosova ka rrugën e përbashkët të partneritetit dhe miqësisë së përhershme me SHBA-të dhe ne u jemi përjetësisht mirënjohës për gjithë atë që bënë dhe po bëjnë për ne. Urimet më të përzemërta për popullin dhe shtetin amerikan!”, ka shkruar Veseli në Facebook./21Media