Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli e ka ngushëlluar familjen Kryeziu për vdekjen e biznesmenit Latif Kryeziu.

Veseli ka thënë se Latif Kryeziu arriti ta vendosë vendin tonë në hartën e bizneseve ndërkombëtare dhe kompanive multinacionale, duke sjellë tek ne brendin e mirënjohur “Shell”.

“Me pikëllim mora lajmin për vdekjen e mikut tim Latif Kryeziu, sipërmarrësit të suksesshëm që krijoi mijëra vende pune dhe atdhetarit të madh që dha mbështetjen meritore për kauzën tonë kombëtare. Vdekja e hershme e tij është një humbje e madhe për Kosovën. Latif Kryeziu arriti ta vendosë vendin tonë në hartën e bizneseve ndërkombëtare dhe kompanive multinacionale, duke sjellë tek ne brendin e mirënjohur “Shell”. Ngushëllime të sinqerta familjes, miqve dhe bashkëpunëtorëve të tij! Ta kujtojmë përherë për veprat e mira që la pas!”, ka shkruar Veseli në Facebook./21Media

Me pikëllim mora lajmin për vdekjen e mikut tim Latif Kryeziu, sipërmarrësit të suksesshëm që krijoi mijëra vende pune…

Posted by Kadri Veseli on Tuesday, 21 July 2020