Lëvizja Vetëvendosje ka dorëzuar sot kërkesën për interpelancë në Kuvend mbi heqjen e masave të reciprocitetit të Republikës së Kosovës ndaj Serbisë.

Nga ky subjekt thonë se “barazia është parakusht, kurse reciprociteti definon shtetësinë e Kosovës në raportet me të tjerët, e sidomos me Serbinë. Është obligim shtetëror e kushtetues, përveçse në interes të shtetit që qytetarët, ndërmarrësit dhe profesionistët të trajtohen barabarësisht e pa paragjykime”.

Heqja e masave të reciprocitetit, sipas tyre, është heqje dorë nga subjektiviteti shtetëror, kurse lejimi nga Qeveria e paligjshme dhe jo legjitime i emërtimeve jo kushtetuese në kohën përkundër se kishte filluar të respektohej emërtimi kushtetues Republika e Kosovës, është zmbrapsje e dëmshme politike dhe tregtare për shtetin e Kosovës./21Media