Lëvizja Vetëvendosje ka adresuar kritika ndaj Qeverisë Hoti për menaxhimin e situatës me pandeminë Covid 19.

Përmes një konference për shtyp,+ ka shprehur qëndrimin se Kosova është para një kolapsi shëndetësor dhe shoqëror “që ka ardhur si pasojë e hapjes totale, në shpërputhje të plotë me hapjen graduale që kishte filluar Qeveria Kurti”.

Deputetja Fitore Pacolli tha se insistimi i qeverisë për gjendje të jashtëzakonshme nuk është zgjidhje.

Insistimi i qeverisë për gjendje të jashtëzakonshme nuk është zgjidhje. Duhet zgjidhje të reja kreative që të bashkëjetojmë me virusin. Ky normalitet i ri kërkon përgatitje dhe qeveri të përgjegjshme”, tha ajo.

Sipas saj, qeveria aktuale po heziton të marr përsipër menaxhimin e situatës.

Mungesa e një qeverie të përgjegjshme e cila nuk heziton të marr mbi supet e saj menaxhimin e situatës, ka përkeqësuar situatën, ka rritur pasigurinë dhe po dëmton solidaritetin shoqëror. Pandemia ka vënë në pah rëndësinë e sistemit social të mbrojtjes për të plotësuar nevojat esenciale të njerëzve. Sot një pjesë e madhe e qytetarëve, të zhytur në kredi e pa kursime, ndjehen të pasigurt dhe pa mbështetje. Mungesa e kushteve dhe shërbimeve esenciale po ndikon në përditshmërinë e tyre dhe në kryerjen e obligimeve ditore”, theksoi Pacolli.

Ndërkaq, deputeti Artan Abrashi tha se Qeveria Hoti nuk ka vizion për menaxhimin e pandemisë Covdi-19.