Lëvizja Vetëvendosje ka përshëndetur zgjedhjen e Joe Biden-it në krye të shtetit më të fuqishëm në botë, por nuk ka lënë pa drejtuar akuza ndaj ish-emisarit të Donald Trump-it për dialogun, Richard Grenell.

Në një postim në Facebook, partia opozitare ka theksuar se Joe Biden është një mik i dëshmuar i shqiptarëve, për çka besojnë se ardhja e tij në krye të SHBA-së është një arsye për shpresë për shqiptarët që të punojnë për largimin e qeverive të korruptuara.

Ndryshimi në SHBA duhet të reflektohet edhe me ndryshim në Kosovë, ku tash disa muaj kemi një qeveri të paaftë dhe jo legjitime. Kjo qeveri u ndërtua me detyrën e vetme: dobësimin ndërkombëtar të Kosovës, dhe servilizmin ndaj emisarit të presidentit Trump, Richard Grenell, i cili pati si synim zhbërjen e trashëgimisë demokratizuese e liri-sjellëse të presidentëve Clinton e Bush në Ballkan”, thuhet në postim.

Lëvizja VETËVENDOSJE!, si subjekti më i madh politik në Kosovë, e uron popullin amerikan për zgjedhjen e presidentit të…

Posted by Lëvizja VETËVENDOSJE! on Sunday, November 8, 2020