Lëvizja Vetëvendosje shpalosi një sondazh ku po pretendon se në zgjedhjet e 29 nëntorit në Podujevë, kandidati i tyre Shpejtim Bulliqi do t’i fitojë zgjedhjet me 46.2% të votave.

Përmes një konference për medie, nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Besnik Bislimi tha se sondazhi u realizua prej datës 12 deri 15 nëntor nga “UBO”.

Me gjithë këto të dhëna, Bislimi u shpreh optimist se zgjedhjet në Podujevë do t’i fitojnë pa balotazh.

“Vendosmëria e qytetarëve për të marrë pjesë në zgjedhjet e 29 nëntorit është e lartë. Kjo tregon se qytetarët e Podujevës e kanë kuptuar sa e rëndësishëm është pjesëmarrja në zgjedhje. Shpërndarja e votimin është 46.8 për qind e votave për Shpejtim Bulliqin dhe 42.2 për qind për kandidatin e LDK-së. Ne shpresojmë dhe besojmë se zgjedhjet të dielën do t’i fitojmë pa balotazh”, tha ai.

Ish-ministri i Financave foli edhe për mundësinë e zgjedhjeve të reja dhe zgjedhjen e një emri për postin e presidentit, ku tha se ata nuk kanë rekomanduar asnjë emër për të parin e shtetit.